Qindra policë në Berlin zbrazin me forcë kampin e improvizuar të të rinjve të majtë (fotot)

15/10/2021 19:54

Qindra oficerë policie kanë bastisur sot kampin e improvizuar “Köpi”, një qendër alternative rezidenciale e kulturore, e improvuzuar nga rinia ‘rebele’ që prej viteve 1990 në Berlin.

Banorët e kampit të tendave e rulotave i kanë rezistuar kërkesave për largim nga qeveria dhe pronarët, ndërsa rreth 100 vetë demostruan kundër veprimeve të policisë.

Kampi i njohur i rinisë liberale në zonën Mitte të kryeqytetit, është një nga simbolet e fundit të së majtës së pavarur në qytet.

Policia përdori mjete të rënda për të bastisur objektet, teksa rezidentët qendronin te strehuar prapa gardhit të lartë të ndërteses.

Gazetarët qëndronin në skenë duke ndjekur përplasjet mes zyrtarëve dhe demonstruesve  në mbështetje të kampit simbolik.

Besohet se rreth 30 persona jetojnë aty aktualisht në rulotat e dikurshme të ndërtuesve.

Pronari i tokës kishte fituar padinë për largimin e rezidentëve në qershor, ndërsa një ditë më parë ishte refuzuar nga gjykata një peticion i banorëve.

FOTO GALERI
5/11
Policia përdori mjete të rënda për të bastisur objektet, teksa rezidentët qendronin te strehuar prapa gardhit të lartë të ndërteses.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA