Hiri toksik mbulon shtëpitë në pamjet apokaliptike nga La Palma, qentë e braktisur ushqehen me dronë (fotot)

15/10/2021 15:36

Qen të braktisur në zonat e izoluara nga magma në ishullin e La Palma mbaheshin gjallë sot me ushqim të dërguar me dronë.

Grupe qensh të dobësuar, të mbetur në zonat e mbuluara nga llava vullkanike shihej sot që prisnin ushqimin nga mjetet ajrore.

Ndërkohë pamja apokaliptike vinin sot të shtëpive e mbuluara nga hiri vullkanik në zonat malore të Todoque.

Vullnetarë po punojnë për të nxjerrë në dritë shtëpitë e varrosura nga hiri toksik i cili ka rënë papushim mbi ndërtesat e La Palma, që prej shpërthimit të vullkanit më të madh të vendit një muaj më parë.

Në pamjet e filmuara nga banorja vendase Juanma Hernandez shiheshin shtëpi të cilave u dukeshin vetëm maja e çatisë, të mbuluara nga hiri i zi.

Vullnetarët me maska fytyre gërmonin me lopata për të zbuluar ndërtesat.

Kodrat rrethuese ishin gjithashtu të veshura me hi, nga majat e të cilave shihesin pjesët më të larta të pemëve.

“Nëse dikush e di se sa ka mbetur nga zonat pranë vullkanit të La Palma, ja tek e keni. Është brutale”, shkruante Hernandez.

Në një deklaratë, këshilli bashkiak i ishullit falenderonte vullnetarët dhe dy kompanitë që ushqenin qentë e braktisur prej tashmë një jave. Ata thanë se janë të vendosur të ndihmojnë kafshët derisa të lejohen nga kushtet meteorologjike.

Bashkia tha se helikopterët nuk mund të fluturojnë në zonë prej ajrit të nxehtë që del nga llava e hirit vullkanik, duke bërë të pamundur shpëtimin e qenve.

Shkencëtarët thanë dje se në vend janë regjistruar 60 tërmete, më i forti i të cilëve u ndje në të gjithë ishullin.

Deri tani 680 hektarë tokë janë mbuluar nga llava dhe 1500 shtëpi janë shkatërruar.

Rreth 6,000 rezidentë e 400 turistë janë evakuar drejt ishullit të Tenerife. Parashikimet tregojnë se operacionet e aeroportit të vendit nuk do të preken nga trazirat të paktën për disa ditë në vijim.

FOTO GALERI
1/18
Disa qen te mbetur ne zonat e izoluara nga magma po ushqeheshin me drone

Top Channel