“30% e karburantit vjen kontrabandë”/ Shoqata e hidrokarbureve nxjerr fakte për të hedhur poshtë akuzat e PD: Mos hidhni shashka boshe

15/10/2021 13:19

Shoqata e hidrokarbureve ka reaguar për akuzën e PD se është futur 30% e karburantit kontrabandë në vendin tonë. Në reagim mohojnë kategorikisht që të ketë ndodhur diçka e tillë në sektorin e hidrokarbureve dhe theksojnë se akuzat e mund të bëjnë që të humbet besimi nga agjentët e bursës.

Nga ana tjetër rendit disa fakte dhe argument përse akuza e PD nuk është e vërtetë. Shoqata e Hidrokarbureve ka bërë publike shifrat se si ka ecur sasia e zhdoganimit të karburantit ku ka qeverisur opozita e sotme dhe opozita e djeshme.

“Duke parë 9 mujorin e parë të këtij viti, do t’i luteshim autorëve të kësaj akuze në çfarë sektori mendojnë se konsumohet 30% i kontrabandës së këtij viti, i cili i bie të jetë 138 mijë ton për këtë vit?” – është pyetja që ngre për PD.

Nga ana tjetër, thotë se në këtë treg operon dhe një kompani që merret me markimin dhe gjurmimin e karburantit të pazhdoganuar, pra kontrabandë, e cila për fat është dhe kompani e huaj dhe përveç detyrimit ligjor që ka për kontroll, ka dhe interes pasi janë miliona euro që do t’i iknin nga malli kontrabandë.

Shoqata shton se qeveritë kanë nxjerrë vendime që sektori i hidrokarbureve, si kontribuesi më i madh në buxhetin e shtetit me 1 miliardë euro në ciklin e tregtimit, të jetë i fiskalizuar 100%. Për këtë arsye thotë se çdo sanksion është online për autoritetet, duke nisur nga shkarkimi i anijeve deri tek konsumatori i fundit.

“Ka vite që ndërkombëtarisht është Gjurmimi Satelitor i Trafikut të Anijeve dhe në çdo kohë autoritetet marrin të dhëna për çdo anije që në ngarkesë për sasinë, vendin ku ngarkon dhe e kryqëzojnë me deklarimet e tyre në portin e shkarkimit”, thotë Shoqata.

Në përfundim, kërkon që kushdo që ka informacion për paligjshmëri, të ballafaqojnë informacionet me faktet që deklaratat të mos jenë shashka boshe duke humbur besimin e opinionit.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA