Opera nis shfaqjet me homazhe/ Koncert në nder të dirigjentit Mustafa Krantja në 100 vjetorin e lindjes

14/10/2021 19:56

Teatri i Operës dhe Baletit nis këtë të enjte sezonin e ri artistik, pas 5 vitesh ndërprerjeje për shkak të restaurimit të godinës.

Një koncert me kryeveprat shqiptare dhe botërore të dirigjuara nga Mustafa Krantja  “Baketa e parë e operas shqiptare”, hap sezonin e ri në 100 vjetorin e lindjes së tij.

një ndër dirigjentët e mbrëmjes do jetë djali i Mustafa Krantjes, i cili premton jo vetëm të mbajë gjallë kujtimin e të atit, por të vazhdojë më tej rrugëtimin e tij.

Organizatorët premtojnë surpriza përgjatë sezonit të ri, që do të përfshijë premiera absolute por dhe rikthimin e veprave të para, ndër të cilat “La Traviata”, opera e parë e luajtur në skenën e teatrit.

Top Channel