Armenia i kërkon Gjykatës Ndërkombëtare mbrojtjen e armenëve etnikë në Azerbaixhan

14/10/2021 19:00

Armenia ka prezantuar sot në Gjykatën Ndërkombëtare të OKB kërkesën e mbrojtjes së armenëve etnikë në Azerbaixhanin fqinjë.

Përfaqësuesja armen Iegishe Kirakosan tha se Azerbaixhani vijon të mbjellë “urrejtje etnike” ndaj armenëve dhe i kërkoi gjykatës mbrojtjen e të drjetave të tyre.

“Me këtë aplikim Armenia kërkon të parandalojë dhe riparojë ciklin e dhunës dhe urrejtjes ndaj armenëve etnikë në Azerbaixhan”.

“Konflikti ndërkombëtar i armatosur që president i Azerbaixhanit ka pranuar se nisi në shtator 2020, është arsyeja kryesore e dhunës dhe urrejtjes.”

“Ne trembemi se kjo nuk do të ndalojë derisa të qartësohen rrënjët e konfliktit”, tha Kirakosan.

Ajo shtoi më tej se urrejtja e nxitur nga autoritetet azere është përhapur në të gjithë shoqërinë e vendit fqinjë.

FOTO GALERI
1/3
Ne konfliktin e fundit per rajonin e Nagorno-Karabak Armenia u terhoq nga shume territore te kontestuara.

Top Channel