Masakër në një universitet në SHBA, dy të vdekur dhe tetë të plagosur. Arratiset autori Nuk janë vetëm qytetarët shqiptarë që shprehin shqetësimin për gangrenizimin dhe korrupsionin ndër vite që ka pllakosur sistemin e kadastrës.
Këtë shqetësim kësaj here e ngriti edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, në takimin me numrin dy të qeverisë shqiptare Arben Ahmetaj.
“ Ne biseduam për rëndësinë që merr zgjidhja e të drejtës së pronës, përmes dixhitalizimit të të dhënave, për të luftuar ndërhyrjet ilegale të punonjësve. Me zbatimin e reformës në drejtësi qytetarët dhe investitorët, mund të mbështeten në gjykata të pastra, duke adresuar pastrimin e parave dhe të tjera shqetësime, tashmë të nënvizuara nga FATF Taskforca e Veprimit Financiar.”
Shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë, thotë se në këtë takim ajo nënvizoi se SHBA, është tmerrësisht serioze kur flet për korrupsionin të cilësuar si interes kombëtar dhe prandaj ne e inkurajomë qeverinë, të ndërmarrë veprime konkrete për një Shqipëri të drejtë, të fortë dhe të pasur.
Top Channel