Valë të çuditshme radiofonike nga qendra e Galatikës: Kapet sinjali që ndizet e fiket

13/10/2021 14:30

Ekspertët e hapësirës thonë se kanë regjistruar disa valë të pazakonta radiofonike që vijnë nga qendra e galatikës sonë, dhe nuk dijnë t`i japin një shpjegim të qartë.

CNN thotë se sinjali i energjisë është ndryshe nga çdo fenomen i studiuar më pare, çka lë të mendohet se mund të bëhet fjalë për një objekt yjor të panjohur më parë.

Shkëlqimi i tij ndryshon në mënyrë dramatike dhe sinjali, duket sikur ndizet dhe fiket në mënyrë të rastësishme, u shpreh Ziteng Wang, student doktorature në Shkollën e Fizikës në Universitetin e Sidneit dhe autor kryesor i studimit të publikuar në “The Astrophysical Journal” .

Sipas tij, cilësia më e çuditshme e sinjalit të ri është fakti se ka një polarizim shumë të lartë.

Kjo bën që drita e tij të lëkundet vetëm në një drejtim, ndërsa ai drejtim duket se rrotullohet me kalimin e kohës”.

Objekti i përshkruar si “ i paqëndrueshëm”, u zbulua fillimisht gjatë një studimi të qiellit duke përdorur radio teleskopin e njohur si ASKAP.

Top Channel