Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 18-vjeçar dhe ka sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Pas informacioneve të siguruara se një person lëvizte me armë zjarri, policia organizoi punën dhe në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Kockave’, te Plepat në Durrës, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 18-vjeçarit, shtetasin R.C., banues në Shakllnur, Durrës.
Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet një pistoletë sportive.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe 4 krehra automatiku me fishekë luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel