Një burrë 84-vjeçar ka qëlluar për vdekje punonjësin e agjencisë së pronave dhe më pas veten, pasi ishte mërzitur shtëpia që sapo kishte blerë në Virginia të SHBA.
Bleresi nuk e kishte parë personalisht pronën paraprakisht.
Albert Baglione ka qëlluar për vdekje agjentin imobiliar Soren Arn-Oelschlegel, 41 vjeç, në shtëpinë që i moshuari sapo kishte blerë, dhe më pas telefonoi shërbimet e emegjencës dhe pranoi: “Kam vrarë agjentin tim imobiliar,” raportonte rrjeti vendas WAVY .
Kur autoritetet edhën në vendngjarje, ata folën me Baglione, i cili ishte ende duke mbajtur armën në dorë
Disa minuta më vonë, zyrtarët dëgjuan një të shtënë dhe zbuluan trupat e të dy burrave, sipas policisë.
Arn-Oelschlegel, i cili shiste shtëpi për agjencinë Long & Foster, raportohet se nuk ishte takuar më parë personalisht me blerësin Baglione, dhe kishte shkuar në shtëpinë e re të klientit për të sqaruar disa pakënaqësi që ai kishte mbi pronën, raportonin mediat lokale.
Një nga fqinjët tha se Baglione ishte vendosur në shtëpinë e re vetëm dy ditë më parë.
“Ai e kishte blerë shtëpinë pa e parë nga Alabama, u vendos këtu të enjten dhe thërriti agjentin një ditë më vonë për të anuluar blerjen,” tha fqinji për rrjetin lokal WTKR.
Policia thanë se po hetojnë vrasjen e pazakontë si një vrasje-vetëvrasje.
Arn-Oelschlegel ishte prej vitesh aktivist i komunitetit LGBTQ në Hampton Roads.
Policia tha se hetimet vazhdojnë mbi natyrën e pakënaqësive apo mosmarrëveshje të klientit me shitësin që të dy tashmë kanë gjetur vdekjen.
Top Channel