Agjenti imobiliar qëllohet për vdekje në vrasje-vetëvrasjen e burrit të pakënaqur me shtëpinë e re (fotot)

13/10/2021 18:28

Një burrë 84-vjeçar ka qëlluar për vdekje punonjësin e agjencisë së pronave dhe më pas veten, pasi ishte mërzitur shtëpia që sapo kishte blerë në Virginia të SHBA.

Bleresi nuk e kishte parë personalisht pronën paraprakisht.

Albert Baglione ka qëlluar për vdekje agjentin imobiliar Soren Arn-Oelschlegel, 41 vjeç, në shtëpinë që i moshuari sapo kishte blerë, dhe më pas telefonoi shërbimet e emegjencës dhe pranoi: “Kam vrarë agjentin tim imobiliar,” raportonte rrjeti vendas  WAVY .

Kur autoritetet edhën në vendngjarje, ata folën me Baglione, i cili ishte ende duke mbajtur armën në dorë

Disa minuta më vonë, zyrtarët dëgjuan një të shtënë dhe zbuluan trupat e të dy burrave, sipas policisë.

Arn-Oelschlegel, i cili shiste shtëpi për agjencinë Long & Foster, raportohet se nuk ishte takuar më parë personalisht me blerësin Baglione, dhe kishte shkuar në shtëpinë e re të klientit për të sqaruar disa pakënaqësi që ai kishte mbi pronën, raportonin mediat lokale.

Një nga fqinjët tha se Baglione ishte vendosur në shtëpinë e re vetëm dy ditë më parë.

“Ai e kishte blerë shtëpinë pa e parë nga Alabama, u vendos këtu të enjten dhe thërriti agjentin një ditë më vonë për të anuluar blerjen,” tha fqinji për rrjetin lokal  WTKR.

Policia thanë se po hetojnë vrasjen e pazakontë si një vrasje-vetëvrasje.

Arn-Oelschlegel ishte prej vitesh aktivist i komunitetit LGBTQ në Hampton Roads.

Policia tha se hetimet vazhdojnë mbi natyrën e pakënaqësive apo mosmarrëveshje të klientit me shitësin që të dy tashmë kanë gjetur vdekjen.

FOTO GALERI
3/3
Policia thanë se po hetojnë vrasjen e pazakontë si një vrasje-vetëvrasje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA