Një tërmet i fuqishëm i magnitudës 6.3 sipas shkallës Rihter goditi Kretën, vetëm dy javë pas lëkundjeve të forta të tokës që shkaktuan panik në ishullin grek.
Instituti Gjeodinamik i Obersvatorit Kombëtar të Athinës tha se epiqendra e tërmetit të kësaj paraditeje ishte 23 kilometra në juglindje të Zakros, në një thellësi prej 8 kilometra nga sipërfaqja. Vec Kretës, lëkundjet janë ndjerë edhe në Rodos e në ishuj të tjerë të Egjeut, madje toka është shkundur edhe në Egjipt.
Banorët rrëfejnë se tërmeti ishte shumë i fortë dhe ka zgjatur ca. Ai është më i fuqishëm sesa tërmeti i muajit të kaluar, magnituda e të cilit llogaritej në 5.8 e shkaktoi një të vdekur dhe dëme të shumta materiale. Sipas sizmologut, Costas Papazachos, profesor në Universitetin Aristotelis të Selanikut, në këtë zonë ka pasur gjatë gjithë verës aktivitet sizmik me tërmete të vegjël, por që duket se tani po vjen duke u shtuar.
Top Channel