Fenomeni i piraterisë është në treg prej kohësh ku e drejta e autorit nuk mbrohet .
Ndër të tjera, pirateria televizive po kërcënon cilësinë e transmetimit dhe ky fenomen po luftohet në tregun shqiptar nga platforma më e ndjekur Digitalb.
Eglinor Ramaj-drejtor, Digitalb:Kjo është një vjedhje e hapur edhe ndaj buxhetit shqiptar, por mbi të gjitha e vetë konsumatorit. Ata paguajnë për një shërbim të cilët e marrin të cunguar…
Transmetimi i paligjshëm nga operatorë që vjedhin sinjalin e Digitalb dëmton jo vetëm këta të fundit por edhe teleshikuesit shqiptarë, pasi kjo është një vepër penale.
Eglinor Ramaj-drejtor, Digitalb: Jo vetëm kabllorët në zonat e largëta por situata paraqitet emergjente pasi pirateria po ndodh edhe nga kompani me teknologji më të avancuar si shoqëria Tibo. Ne kemi ndërprerë kontratën në qershor të këtij viti dhe ai vazhdon transmetimin me programet e Digitalb dhe investimet madhore me miliona lekë që platforma jonë me kontentin më cilësor ka zhvilluar si Big Brother vip apo kampionatet sportive.
Pavarësisht masave të marra nga institucionet shtetërore ndaj vjedhjes së sinjalit të Digitalb, shoqëria TIBO nuk ka reflektuar.
Eglinor Ramaj-drejtor, Digitalb : Ne, shoqëria TOP CHANNEL, subjekti KLAN, FSHF kemi bërë ankesa të vazhdueshme pranë organeve përgjegjëse ku kërkesa mbetet: të ndërpresi transmetimin shoqëria TIBO. Ne do të vazhdojmë luftën për ti garantuar shikuesit cilësinë maksimale me operatorë të tillë abuzues. Ne falenderojmë AMA-n, AKEP për gjobat e vendosura për shkak të shkeljeve të kryera. Megjithatë puna duhet të vazhdojë e të ndalet piratimi.
Por ligji parashikon penalizime të tjera shumë më të rënda të cilat janë të nevojshme të zbatohen për të ndalur piraterinë e një operatori i cili është duke i vjedhur që të gjithë
Top Channel