Një nga çështjet që banorët zgjodhën të diskutonin këtë mbrëmje të hëne ishte edhe vështirësia ekonomike që mund t’i jetë dashur të përballojnë.

Arjola tregoi se pikërisht në periudhën që babai u sëmur, mamaja e saj pushohet nga puna, dhe e gjitha kjo ndodhi menjëherë sapo ajo ishte kthyer në familjen e saj pasi ndërpreu marrëdhënien me ish-partnerin e saj.

Arjola tregoi se kërkonte punë intensivisht dhe asnjëherë nuk mundi ta siguronte një të tillë. Si rezultat i këtyre vështirësive në shtëpinë e saj nuk mund të kursehej asnjë lekë.

’Kërkova punë kudo, më pas detyrohesha të merrja borxh që të vija në Tiranë për audicione. Nuk më thirri askush për të bërë aplikimet. Pasi informohesha për fituesit, aty e dija që unë kisha qenë shumë herë me e aftë se ato. Kam vuajtur shumë’’,- tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA