Rafail Dembo, artisti i dritës/ Sonte në “Exclusive”, në Top Channel

10/10/2021 12:42

Dembo kalonte ditë të tëra nëpër fushat e Korçës. Kjo kish qenë kënga e muzës së tij, duke soditur dhe duke ëndërruar veten e tij në faqen e lëmuar të pellgjeve të shumta, aty rreth e rrotull.

Kush e di në ç’dimensione kish mundur të kapte atë dritën e pakët në pikturat e tij, shenjën e vet dalluese në artin e tij e të papërsëritur në asnjë vepër tjetër.

Kështu qe bërë ndër të tjera, tepër i ndjeshëm ndaj vuajtjeve… sepse siç u thoshte nxënësve të tij, vitaliteti dhe thellësia emocionale duheshin kërkuar, vetëm atje ku piktori pat ndjerë vuajtjen e tij.

Lina Dembo (vajza e artistit): Kujtimet në vegjëli janë të pakëta, duke qenë se babai im pësoi një gjymtim kur unë isha në moshë fare të vogël… gjithmonë më sillte revista, kur isha në moshën 2-3 vjeçe.

Liljana Dembo (gruaja e piktorit): Tregonte për historitë e Pjetërburgut… Me thoshte ishte vetëm fare. Nuk kishte njeri për doktorët, infermierët.

Thanas Papa (mik i artistit/ skulptor): I thashë gjithë shokëve: “Të qëndrojmë, jemi shqiptarë, të mos i pritet këmba, nuk mund ta çojmë pa këmbë në Shqipëri”.

RuzhdiGoskova (mik i artistit): Rafaili është kritikuar për shfaqje të huaj dhe më kujtohet njëherë në një ekspozitë nuk i pranuan një kompozim.

Artan Shabani (kurator arti): Arti ka lindur që të jetë i lirë. Çdo gjë që kërkon censurë, krijon frustrim. Artisti nuk mund ta censurosh në gjestin e tij artistik.

Ylli Drishti (studiues arti): Mbaj mend një natyrë të qetë të mrekullueshme, që tashmë është në një koleksion privat, është tamam si Caravaggio. E madhe, shumë, shumë e bukur.

Sonte në “Exclusive”, Rafail Dembo, artisti i dritës!

Top Channel