Lufta e SHBA-së ndaj trafikantëve të drogës, Trump lajmëron nisjen e operacioneve tokësore në Amerikën Latine
Imazhe fenomenale panoramash, të kafshëve të egra apo habitatit të tyre të virgjër, ishin sot mes fituesve të kompeticionit të fotografisë Better Photography Magazine 2021.
Mes tyre ishte foto e marrë nga Pedro Jarque Krebs ku dy bebe urangutangë nga Borneo përkëdhelen me dashuri, e cila fitoi në kategorinë “Zbulimi i natyrës”.
Duke përshkruar fotone e tij, ai tha: “Duhet të pranoj se ky bebe orangutang më joshi krejtësisht, është vetëm nëntë muajsh, por gjithnjë vigjilent dhe kurioz. I kushton vëmendje çdo gjëje që mund të mësojë”.

Re ne Vilipeina nga Tony Brown
Fotografi Chin Leong Teo mahniti jurinë me disa kapje të tij, por më impresionuese ishte ajo e tre bretkosave që mbroheshin nga shiu së bashku.
Fotografi i njohur i udhëtimeve Chin, nga Singapori, impresionoi gjykatësit me lakuriqët akrobatikë që binin drejt sipërfaqes së një liqeni në Sydney, Australi.
Në fotogalerinë e mëposhtme gjeni fotot finaliste të kompeticionit dhe përshkrimet e imazheve te tyre …
Top Channel