Ekspozitë nga Tirana në Paris/ 35 artistë ekspozojnë nën kujdesin e kuratores Efi Michalarou

08/10/2021 19:51

Qendra për Hapje dhe Dialog sjell për publikun ekspozitën “Weaving the Future III”, një ekspozitë bazuar në konceptin kritik e kuratorial të kuratores Efi Michalarou.

Cikli i ekspozitave “Weaving the Future” është një projekt në zhvillim e sipër, që ka nisur në vitin 2019 në Athinë.
Sinkron Efi Michalarou.

Isha gati tw ndërtoja një urë midis tradicionales dhe bashkëkohores. Idea nisi në 2019, në një galeri të vogël pranë Acropolis. Njerëzit që e vizituan patën disa propozime. Më pas ambasada greke dhe COD patën idenë ta zhvendosin këtë ekspozitë këtu. Duke filluar prej sot e deri në fund të muajit punët e 35 artistëve do të qëndrojnë këtu. Pas kësaj ekspozita do të zhvendoset në Paris.

Në të marrin pjesë 35 artiste, të cilat kanë përdorur mjete të ndryshme shprehëse si: pikturë, skulpturë, instilacion, fotografi, video dhe performancë, duke evidentuar metoda dhe teknika tradicionale të tilla si: qëndisje, tezgjah, thurje, qepje, kanavacë, fije dhe pëlhurë, me një mënyrë të re, duke i ndryshuar dhe transformuar në skulptura, piktura dhe instalime bashkëkohore.

Ne donim që të bashkonim rolin e këtyre grave me artin bashkëkohor. Fokusi im ishte tek puna e grave.

Veprat bashkëjetojnë në mënyrë harmonike me njëra-tjetrën dhe do të qëndrojnë deri në datën 8 tetor 2021.

Top Channel