Fiorentina merr vendimin, ikën Pioli, skuadra në grumbullim deri në sfidën me Mainz
Pas momenteve trishtuese që ka kaluar përgjatë këtyre tri ditëve të para, për shkak të mungesës së fëmijëve, Arjola Demirit i është bërë një surprizë nga ‘vëllai i madh’.
Sot më në fund, Arjola ka lexuar një letër që i ka ardhur nga motra, që tashmë po mban fëmijët e saj.
“Kjo është mami jonë thonë ata. Këto ditë kanë qenë të zakonshme për ne. Tani do ç’mallemi më shumë se të kemi 24 orë live. E di që të ka marrë malli dhe mendon çdo sekond për tre bebat e tu. Latife gjysma ime, të dua shumë!” shkruhej në letrën që motra i kishte dërguar Arjolës.
“Kisha shumë nevojë për këtë letër. Jam vazhdimisht shumë e ngarkuar edhe kur jam larg se ndjenja e përgjegjësisë është shumë e fortë siç e çdo prindi. Motra ka qenë shtylla më e fortë kur kam nisur karrierën në Kosovë. Më ka ndihmuar me gjithçka”, tha Arjola, pasi pa klipin.
Pas këtij momenti Arjola ka shkuar në dhomën e surprizave, ku u takua me motrën Elisën. Ajo i kërkoi Arjolës që të mos mërzitej dhe nga këtej e tutje të bëhet e fortë e të dalë nga Big Brother Vip fitimtare.
“Ti nuk je Arjola që unë njoh, e di që ke merak, por më ke lënë një amanet dhe atë nuk e tret as dheu. Të kanë mbuluar emocionet, dua të të shoh të fortë dhe të dalësh nga këtu fitimtare. Dua Arjolën e bukur, të fortë. Fëmijët janë amaneti im dhe nuk ke pse mërzitesh. Dua që të dalësh nga këtu siç është Arjola e fortë”, tha motra e Arjolës.
Top Channel