DASH dërgon në Kongresin amerikan listën e personave të përfshirë në korrupsion, mes tyre familja Berisha

08/10/2021 11:08

Pas vendimit për shpalljen ‘non grata’, Departamenti amerikan i shteti e çoi në Kongres ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

DASH bëri publik raportin e dërguar në Kapitol, ku përfshihen të gjitha vendimet e marra gjatë vitit 2021, si për kufizimin e vizave dhe shpalljen ‘non grata’ të zyrtarëve apo politikanëve të përfshirë në akte korruptive në të gjithë botën.

Në listën e personave “non-grata”, Berisha renditet i treti i ndjekur nga bashkëshortja Liri Berisha, djali Shkëlzen dhe vajza Argita, të gjithë të përmendur në emër. Ishte ambasadorja amerikan Yuri Kim ajo që e bëri njoftimin në Tëitter. ““Departamenti i Shtetit i raporton Kongresit në lidhje me “të përcaktuarit për korrupsion të një rëndësie madhore.

Zyrtarët e qeverive të huaja dhe anëtarët e tyre të ngushtë të familjes për të cilët Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm janë përfshirë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në korrupsion të  rëndësishëm, përfshirë korrupsionin në lidhje me nxjerrjen e burimeve natyrore, ose një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, duke përfshirë ndalimin e gabuar të stafit të punësuar në vend të një misioni diplomatik të Shteteve të Bashkuara ose një shtetasi të SHBA-se, nuk do të ketë të drejtë për hyrje në Shtetet e Bashkuara”, thuhet aty.

Të parët në listën publike të personave që raportohen si të përfshirë në korrupsion të qënësishëm janë ligjvënësi paraguajan Ulises Quintana Maldonado me të shoqen, Mirta.

Aty renditen si dhe shumë figura publike nga Bullgaria, përfshirë Petar Haralampiev, kreu i Agjencisë për Bullgarët Jashtë dhe Krasimir Tomov sekretar i përgjithshëm, i cili u shpall i padëshiruar nga DASH në muajin qershor së bashku me disa zyrtarë, biznesmenë, politikanë bullgarë e ndërmjetës që ranë në pranga për skandalin e shitjes se pasaportave bullgare.

20 vetë u arrestuan atëherë për ngritjen e një skeme që pajisi 18 mijë persona me pasaporta bullgare, 1894 nga të cilët nga Shqipëria.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel