Samiti No Smoke i SCOHRE, një shoqatë ekspertësh të pavarur të kontrollit të duhanit dhe reduktimit të dëmit dhe shkencëtarësh nga të gjitha fushat, pati këtë vit edicionin e tij të katërt.
I konceptuar në formën e një dialogu konstruktiv, samiti i këtij viti u fokusua tek etika dhe të drejtat e njeriut, në këndvështrimin e përpjekieve për reduktimin e dëmit të cigareve. Në këtë aspekt, këto duket se shpesh anashkalohen ose deri edhe shkelen.
Profesori David T. Sweanor u shpreh se çdo çështje e shëndetit publik është një çështje kyçe dhe, kur bëhet fjalë për duhanin,nga perspektiva e shëndetit publik ka qenë njëçështje mjaft konfuze. Përshembull, e drejta për të marrë informacion në lidhje me shëndetin është tepër e rëndësishme, por kjo nuk ndodh gjithmonë kur bëhet fjalë për produktet me risk të reduktuar, informacioni mbi të cilat shpesh cungohet nga politika jo etike për kontrollin e duhanit. Dr. Sweanor solli të dhëna që tregojnë se produktet pa tym janë ndjeshëm më pak të rrezikshme sesa cigaret.
Nga ana tjetër, prof. Kolzowski preku çështjen e trajtimit të njerëzve që pinë cigare si të ishin minoritet, duke vënë në rrezik të drejtat e tyre. Ai tregoi një studim i cili shfaq dëshmi se ligjbërësit dhe praktikat e shëndetit publik duhet të fokusohen tek produktet më vdekjeprurëse.
Eksperti i shëndetit global, Charles A. Gardner e trajtoi çështjen në këndvështrimin e konsumatorit, duke kërkuar mbështetjen e të drejtës së 98 milionë të rriturve që pinë cigare për të kaluar në produkte për përcjelljen e nikotinës në produkte me risk të reduktuar, për të shmangur toksicitetin ndaj të cilit ekspozohen gjatë pirjes së cigares. Ai u ndal gjithashtu tek çështje të shëndetit mendor, pasi disa kategori njerëzish me çrregullime emocionale dhe mendore kanë përqindje më të larta të pirjes së cigares. Duke qenë që në krye të herës më vulnerabël dhe pre e stigmës, konsumimi i cigares i bën ata të stigmatizohen dyfish.
Panelisti i tretë, Dr. Stanimir Hasardzhiev, në rolin e avokatit të pacientëve, shpjegoi se gjërat ndryshojnë nga vendi në vend, kështu që nuk mund t’i përgjithësojmë. Sidoqoftë, njerëzit kanë një mënyrë të përbashkët të të menduarit, pavarësisht kulturës dhe situatës së ndryshme ekonomike dhe zakonisht, ndjekin trendet e shoqërisë. Në Bullgari, njerëzit pinë shumë cigare dhe kjo u pëlqen, tha folësi; dikush madje mund të diskriminohet nëse nuk pi cigare.
Edhe pse ata i kanë vendosur të gjitha kufizimet dhe ndalimet në Bullgari, atje njerëzit vazhdojnë të pinë shumë cigare.
Në mbyllje të diskutimit, David Sweanor theksoi se mohimi i të drejtave të konsumatorëve është vërtet shqetësues dhe në shumë raste, njerëzit nuk marrin informacionin e duhur, madje marrin informacion të pasaktë. Prandaj, nuk duhet të fajësojmë njerëzit; njerëzit duhet të mbajnë përgjegjësi vetëm për informacionin që u është dhënë.
Top Channel