Reagim për rritjen e çmimeve/ Çfarë thonë qytetarët e Tiranës për shtrenjtimin e jetesës

05/10/2021 15:34

Në një konferencë të jashtëzakonshme, kreu i qeverisë paralajmëroi një krizë energjetike në vend.

Dihet që të parët që do t’i ndiejnë pasojat e saj janë qytetarët:

“Jemi vendi i vetëm në Europë që kemi lumenj e hidrocentrale më shumë, prodhojmë 8 milionë megavat korent, harxhojmë 6.8 milionë. Ku janë të tjerat? Do të thotë që është keqmenaxhuar dhe vjedhur. Po mirë nge çmimin e korentit, ngi edhe rrogat atëherë”.

“Janë tre hidrocentrale në lumin Drin, që jo vetëm e furnizojnë Shqipërinë, por edhe e shesin atë jashtë. Të rrisësh çmimin e energjisë elektrike këtu, është katastrofë. Kam punuar në hidrocentralin e Fierzës. Pensioni im sot është 150 mijë lekë të vjetra.”

“Nuk do rritet vetëm energjia, po edhe gazi, nafta, se buka e ushqimet janë rritur me kohë. Na shqyen xhepat”.

“Është e vërtetë që ka krizë në të gjithë Europën, po këtu tek ne ka menaxhim të keq”.

“Me qiri dhe me pishtarë do të ndriçohemi tani. Si në kohën e të parëve tanë”.

“E katranosën fare me këtë rritjen e energjisë. Ky është një paralajmërim që na bëhet ne si popull që shtrëngoni rripin e mblidhni mendtë”.

“Po ta rrisi, 50 mijë lekë paguar çdo muaj unë edhe pa e rritur ai”.

“Do ndezim kandilin tani. O ka burime ujore Shqipëria, o nuk ka njeri. Nuk kemi punë e botën ne. Është ai keqmenaxhimi që I është bërë. Shtrëngo e shtrëngo rripin, po do këputet ai njëherë”.

Top Channel