Miratohet në unanimitet akti normativ për 500,760 vaksina Pfizer, Manastirliu: Kemi të siguruara mbi 5 milion doza vaksine brenda 2022

05/10/2021 14:53

Deputetët në Komisionin për Punën Çeshtjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe ata në Komisionin e Ligjeve kanë votuar në unanimitet pro aktit normativ që i hap rrugë ardhjes brenda vitit të 500,760 doza vaksine, falë marrëveshjes së nënshkruar me kompaninë Pfizer.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në seancën dëgjimore në Komision mbrojti këtë akt duke thënë se këto doza së bashku me marrëveshje të tjera në vazhdim do të shërbejnë për të rritur mbulesën vaksinale apo për t’iu përgjigjur të gjithë skenarëve që mund të kemi në muajt në vazhdim si vaksinimi me dozën e tretë.

“Kjo marrëveshje do të rrisë furnizimin me vaksina. Një marrëveshje që realizohet në sajë të bashkëpunimit me Pfizer, pas marrëveshjes së parë ku erdhën 500 mijë vaksina. Vjen ky amendim për 500,760 doza vaksine të cilat priten të levrohen brenda muajti dhjetor të këtij viti.

Ne jemi në negociata me Pfizer për nënshkrimin e marrëveshjeve për të siguruar vaksina për vitin tjetër dhe në vazhdim për të rritur mbulesën vaksinale dhe për t’iu përgjigjur çdo skenari që Komitetet tona do të vendosin për të siguruar vaksinimin e popullatës”, tha Manastirliu duke bërë me dije gjithashtu se përmes instrumentit Covax deri në fund të vitit presim edhe rreth 400 mijë doza vaksine që pritet të mbërrijnë në Shqipëri.

Ministrja Manastirliu, gjatë mbledhjes së Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka deklaruar se qeveria shqiptare do të rrisë edhe më tej diponibilitetin e vaksinave, duke e siguruar 5 milion vaksina deri në 2022.

“Jemi krenar për vaksinimin pasi kur ne kemi nisur vaksinimin një pjesë e vendeve në Ballkan, nuk kishin akoma asnjë vaksinë. Në vitin 2022 do paguajm 30 milion dollarë për të vazhduar marrjen e vaksinave. Jemi një vend me përqindje të lartë në rajon që kemi vaksinuar qytetar me 2 doza.

Detyra e qeverisë shqiptare është që të sigurojë vaksinat që dhe ne të arrijmë planin dhe qeveria shqiptare e ka bërë dhe do vijojë ta bëjë. Tani kemi siguruar mbi 2 milion doza vaksine, deri në fund të vitit arrijmë 3 milion doza dhe deri vitin e ardhshëm janë 5 milion doza vakisne të siguruara. Pra ne jo vetëm kemi siguruar 4.4 milion doza për popullatën target, por deri vitin e ardhshëm do sigurojmë mbi 5 milion vaksina, për të vijuar edhe me skenarët e tjerë”, deklaroi Manastirliu duke u shprehur se jemi të gatshëm për sigurimin e vaksinave për uljen e fashës apo dozën e tretë sipas ekspertëve të vaksinimit.

Shefja e e Epidemiologjisë Silva Bino ka sqaruar deputetët e pranishëm në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë në lidhje me atë që konsiderohet përqindje e vaksinimit për popullatën target në vendin tonë.

“Popullta target e Shqipërisë flasim deri tani është 2 milionë e 170 mijë. Kalkulimet me dozë të parë e të dytë mbështent në këtë populate. Në popullatën e përgjithshme me të dhënat e OBSH mbulesa është 32.1%. Shqipëria nuk është e fundit por është në mes. Me futjen e fëmijëve apo futjen e dozës së tretë ndryshon popullata target ndyrshojnë dhe shifrat”, sqaroi Bino duke theksuar gjithashtu se nuk kemi humbje të vaksinave apo skadim të tyre.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,764,714doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 811,765 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID dhe 952,949 kanë kryer njërën dozë.

Top Channel