Kishida Fumio, udhëheqës i Partisë Liberale Demokratike (LDP) në Japoni, u zgjodh kryeministër i vendit në një seancë të jashtëzakonshme të Dhomës së Përfaqësuesve.
Në sesionin e mbajtur në dhomën e ulët të Parlamentit të Japonisë, Dhomën e Përfaqësuesve (Shuugin), anëtarët e parlamentit u takuan për të zgjedhur kryeministrin e ri të vendit.
Kishida Fumio u bë kryeministri i 100-të e Japonisë duke fituar votat e 311 prej 465 deputetëve në Shuugin, të dominuar nga partia e tij LDP dhe partneri Komeito. Në zgjedhjet për udhëheqjen e LDP-së javën e kaluar, Kishida mundi ministrin e Reformës Kono Taro dhe kandidatet femra ish-ministren e Brendshme Noda Seiko dhe ministren e Komunikimeve Takaichi Sanae.
Kishida do të ushtrojë detyrën e tij deri në zgjedhjet e përgjithshme të caktuara për më 31 tetor 2021./AA
Top Channel