Pa përfunduar ende afati 100 ditor që la kryeministri Edi Rama për një performancë ndryshe në Policinë e Shtetit, duket se i pari qeverisë shqiptare është duke planifikuar lirimin nga detyra të drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu.
Burime qeveritare thonë se tashmë largimi Ardi Veliut është një çështje e kristalizuar në mendjen e kryeministrit Edi Rama.
Megjithatë të njëjtat burime thonë se duhet pritur mbledhja e radhës e qeverisë këtë të mërkurë, për të parë nëse ministrat do të kenë mbi tavolinë vendimin e shkarkimit të Ramës për Ardi Veliun.
Prej ditës brenda radhëve të policisë së shtetit flitet për një shkarkim të mundshëm të Ardi Veliut.
Ndërsa kandidatët potencialë që mund t’i propozohen kryeministrit Rama janë drejtori aktual i antiterrorit Gledis Nano i certifikuar nga partnerët ndërkombëtarë, kreu i Forcës së Ligjit Edmond Rizai, drejtori aktual i SHCBA, Muhamed Rrumbullaku si dhe Ardian Cipa bashkë me Ervin Hoxhën.
Top Channel