Merr flakë fusha e mbetjeve të Vlorës/ Zjarri përfshin të gjithë hapësirën e vendgrumbullimit të plehrave

04/10/2021 15:14

Fusha e mbetjeve të Vlorës ka marrë flakë këtë të hënë, një ngjarje që konsiderohet incident nga kryetari i bashkisë së qytetit.

Tymi ka mbuluar lagjen Kushtrimi që prej orës 7 e 30 të mëngjesit.

Banorët thonë se ndihen të rrezikuar. Ata flasin për kamerën e Top Channel dhe prononcimet e tyre mund t’i ndiqni në kronikën e përgatitur.

Top Channel