Po punonte në një objekt në ndërtim në Mullet, bie nga lartësia 24-vjeçari. Dërgohet me urgjencë në spital
02/10/2021 18:01
Tiranë – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mullet, ku ka rënë nga lartësia një 24-vjeçar teksa punonte në një objekt në ndërtim.
I riu është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mbetet e paqartë se si ka ndodhur rrëzimi i 24-vjeçarit, ndërsa grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 02.10.2021, në Mullet, dyshohet se duke punuar në një objekt në ndërtim, ka rënë nga lartësia shtetasi E. Gj, 24 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Top Channel