Gazeta franceze “L’Equipe” i ka kushtuar hapësirat kryesore në numrin e radhës sulmuesit të Realit të Madridit, Karim Benzema, i cili flet, veç të tjerash, edhe për kthimin në kombëtaren franceze pas pezullimit 6-vjeçar. Benzema synon të fitojë Nations League me Francën.

Momenti më i mirë i karrierës së tij: “Sigurisht që është momenti më i mirë në aspektin e statistikave. Është pothuajse gjithçka perfekte sa u përket golave ​​dhe asistimeve.”

Mbappe: “Ai e tha vetë, dëshiron diçka më shumë. Një ditë do të luajë për Realin e Madridit. Nuk e di kur, por ai do të vijë. Është çështje kohe.”

Ndikimi që ka te Real Madrid: “Më pëlqen veçanërisht kur golat dhe asistimet e mia janë vendimtarë. Ka gola që vlejnë më shumë se të tjerët, si ata që vlejnë për fitimin e ndeshjes. Vlerësoj më shumë asistimet që mund të ndryshojnë një ndeshje. Çdo gol nuk ka të njëjtën vlerë për ekipin. Të gjithë golat llogariten për statistikat dhe kanë të njëjtën “vlerë matematikore”. Gjithmonë kërkoj të jem vendimtar, me gola dhe asistime. Shënimi ose asistimi është pothuajse i njëjtë për mua.”

Mes Zidane dhe Cristiano Ronaldos: “Ata janë dy lojtarët që më bënë të dua futbollin. Ronaldo në sulm dhe Zidane për klasin e tij. Jam midis numrave 9 dhe 10.”

Camavinga: “Unë nuk e njihja, është vetëm 18-vjeç. Mund të përmirësohet shumë duke qenë në kontakt me lojtarë të tillë si Casemiro, Kroos dhe Modric.”

Topi i Artë: “Duhet të mendojmë për këtë kur kemi ambicie, por nuk duhet të jetë fiksim. Nuk duhet t’u thuash vetes se duhet të shkëlqesh gjithmonë individualisht. Duhet ta fitosh për atë që je, për atë që jep në fushë. Figo të thotë se unë jam një nga kandidatët dhe kjo është e rëndësishme.”

Kthimi në kombëtare: “U ktheva për të fituar një titull me ekipin francez. Është një garë katërshe me Italinë, Belgjikën dhe Spanjën. Dua të fitoj diçka me Francën.”

Pjesëmarrja në Europian: “Për mua, individualisht, Europiani ishte i mirë. Kishin kaluar gjashtë vjet nga ndeshja ime e fundit. Shkova në Europian me vetëm një ndeshje miqësore të luajtur dhe me tjetër ku u dëmtova. Kam shënuar katër gola. Ato ishin statistika pozitive. Nuk ishte një Euro i mirë në përgjithësi për ekipin. Franca ishte nënkampione e Europës dhe kampione e Botës. Kishte lojtarë për të bërë më mirë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA