Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona për vepra të ndryshme penale. Një 56-vjeçar i identifikuar me inicialet B.U., u arrestua pasi ka goditur me grusht shtetasin B. B, 66 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
M.N, 63 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;
A.P(S), 30 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Ndërkohë, ditën e djeshme u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin B. B, 66 vjeç, me detyrë Topograf i Njësisë Administrative Golem, Kavajë, sepse në harkun kohor të viteve 2018-2021 dyshohet se ka shpërdoruar me detyrën në dëm të disa shtetasve në njësinë administrative ku punon.
Gjithasut policia bën me dije se ditën e djeshme, një shtetas sirian, rreth 23 vjeç është dërguar për ndihmë mjekësore në spital pasi është dëmtuar me sende të forta. Aktualisht po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërsa gjatë natës, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një shumë të papërcaktuar parash në firmën e shtetasit A. D. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.
Top Channel