Në premierën e James Bond, vëmendjen e “rrëmbeu” Sharon Stone me paraqitjen e saj (Fotot)

30/09/2021 17:30

Sharon Stone dhe partneri i saj, Prince Albert tërhoqën vëmendjen me pjesëmarrjen e tyre në premierën e filmit “No time to die”.

Fotot që ata realizuan në rivierën francezë, ku u mbajt ceremonia e filmit të ri të James Bond, morën mijëra pëlqime në rrjetet sociale. 63-vjeçarja kishte zgjedhur një fustan ngjyrë argjendi me shumë shkëlqim të Doce&Gabbana-s.

Prince Albert, po ashtu 63 vjeç mbante veshur një kostum të bardhë, teksa të dy i buzëqeshnin njëri-tjetrit gjatë gjithë kohës.

FOTO GALERI
9/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA