Maratona e Tiranës nis në 17 Tetor dhe ende s’je regjistruar? Ja linku ku mund të bëhesh pjesë e garës

30/09/2021 11:15

Në 17 Tetor Bashkia e Tiranës zhvillon edicionin e 5-të të Maratonës së Tiranës 2021. Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e garës më të rëndësishme të vitit, duhet të regjistrohen online, duke nisur nga sot.

Për pjesëmarrësit nga Shqipëria, linku ku mund të regjistrohen për t’u bërë pjesë e maratonës është: https://ticket.easypay.al/marathon/Tirana. Për studentët e pajisur me Kartën e Studentit dhe të moshuarit femra mbi 62 vjeç dhe meshkuj mbi 65 vjeç regjistrimi është krejt falas.

Shtetasit e huaj, të cilët duan të bëhen pjesë e garës në 17 Tetor duhet të regjistrohen në linkun: https://ticket.easypay.al/marathon/Tirana?pm=bb184cce874b7b786.

Edicioni i 5-të i këtij aktiviteti, i cili tashmë është kthyer në një traditë, organizohet me aprovimin e tre itinerarëve të miratuar nga Federata Botërore e Atletikës, duke i dhënë seriozitetin e një aktiviteti ndërkombëtar dhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Atletikës.

Gara do të mbahet me datë 17 tetor dhe do të ketë 4 kategori; Marathon (42.195) Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K dhe “We too” kjo një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive. Nuk do të mungojë as gara Fun Run e cila do të zhvillohet një ditë para garës së madhe me datë 16 tetor 2021 me të rinjtë e Shkollave te Mesme të Tiranës.

Intineraret e rinj të certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës – IAAF, do të përshkruajnë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë por edhe në argëtim. Çmimet për fituesit do të jenë të shumta, duke e kthyer garën në një sfidë!

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA