LAJMI I FUNDIT/ Zjarr në një banesë në lagjen “Isa Boletini” të Vlorës
Shumë njerëz gjatë këtyre 1.5 viteve të fundit të krizave dhe ndryshimeve drastike, kanë vendosur se duan një drejtim të ri në jetë … madje disa të tjerë thonë se kërkojnë “të gjejnë vetveten”.
Por një burrë në Turqi duket se e kishte marrë tekstualisht këtë ide, kur iu bashkua një grupi kërkimi për një person të humbur… që në fakt ishte ai vetë, shkruan Sian Elvin e britanikes Metro.
Daily Sabah tregonte se 50 vjeçari Bejhan Mutlu ishte shpallur i humbur dje në Inegöl, në provincën veriperëndimore turke të Bursa.
Familjarët bashkë me gruan e tij nuk mund të kontaktonin me te prej shumë orësh dhe u shqetësuan.
Më vonë ata kontaktuan autoritetet për të kërkuar ndihmë, dhe kështu nisi operacioni i kërkimit.
Por Bejhani, thjesht kishte qenë duke pirë me miqtë dhe më pas, disi i dehur kishte hyrë në një zonë pyjore.
Aty ai hasi grupi e punonjësve të shpëtimit dhe vendosi t’i ndihmonte.
Ishte vetëm kur një nga personat e skuadrës përmendi emrin e të kërkuarit ‘Bejhan Mutlu’ dhe burri iu përgjigj ‘jam këtu,’ kur të gjithë mbetën të habitur.
Autoritetet morën një deponim nga i humburi dhe më pas e dërguan në shtëpi, teksa ai thoshte se ishte i shqetësuar për telashet që e prisnin me familjen.
Bejhan tha në polici: “Mos më dënoni rëndë oficer. Babai do të më vrasë.”
Nuk është e qartë nëse atij iu hoq vërejtje në shtëpi për sjelljen.
Por kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë.
Një grua që vizitonte kenionin islandez Eldgja në vitin 2014 u shpall e humbur kur kishte shkuar për pak minuta në tualet për t’u ndërruar.
Kur gruaja ishte kthyer në autobuz, kolegët e udhëtimit nuk e njohën, dhe nisën të krijonin grupet e kërkimit për ta shpëtuar.
Edhe vetë gruaja nuk e njohu veten në përshkrimin e “të humburës” qe iu dha, prandaj u bashkua me rreth 50 të tjerë që kërkonin atë që në fakt ishte, vetë ajo.
Kërkimet kishin vazhduar gjithë ditën dhe u ndaluan vetëm rreth orës 3 të natës kur u kuptua se gruaja që po kërkohej ishte me ta duke “kërkuar për veten”.
Top Channel