Britani/ Shoferi i Cristiano Ronaldos pret 7 orë për karburant me ‘Bentley’ por del duarbosh (fotot)

30/09/2021 15:21

Kriza e furnizimit me karburant në Britani ka përfshirë dhe yjet e sportit, teksa shoferi i Cristiano Ronaldos ka pritur dje shtatë orë në radhë për të mbushur me benzinë Bentley-n 220,000 paundësh, por nuk arriti të marrë asnjë pikë.

Supermakina e futbollistit u pa në radhën e një pike karburanti disa kilometra larg shtëpisë së yllit të Manchester United.

Ndërsa një Range Rover, gjithashtu e drejtuar nga grupi i sigurisë së Ronaldos ishte parkuar pranë saj.

Shoferët raportoheshin nga mediat se u vendosën në radhë në ora 2.20 të pasdites, duke shpresuar se një çisternë do të vinte për të furnizuar pikën e karburantit.

Por pasi pritën më shumë se gjashtë orë ata kuptuan se nuk kishte shpresa dhe u larguan rreth orës 21.00

Ndërkohë nuk kishte shenja të vetë 36 vjeçarit Ronaldo, i cili ishte në shtëpinë e tij më gjashtë dhoma gjumi aty pranë në Wilmslow.

Shoferët e tij ruanin humorin teksa prisnin, duke marrë disa kafe nga dyqani brenda pikes së furnizimit.

Një dëshmitar tha për mediat: “Duke para sa para ka Ronaldo, edhe ai tani është si të gjithë ne. Siguria e tij priti për orë me radhë duke shpresuar se do të vinte furnizimi por u detyruan të largoheshin”.

Por edhe sikur furnizimi të vinte ato do të mund të merrnin vetëm benzinë me një vlerë maksimale prej 35 paundë, sipas kufizimeve të vendosura nga kompania Shell.

Koleksioni i makinave të Ronaldos përfshin gjithashtu Ferrari, Lamborghini, McLaren, dy Rolls-Royce, një Porsche 911 Turbo S, një Koenigsegg ÇX, një Bentley Continental, a Range Rover dhe disa Audi e Mercedezë.

Ai zotëron gjithashtu një Ferrari Monza £1.4 milionë, një Bugatti Veyron prej 1.7milionë paundë, dhe një Bugatti Chiron £ 2.15milionë.

Prej më shumë se një jave Britania është përfshirë nga kriza e shoferëve të kamioneve që ka shkaktuar mangësi të thella në shpërndarjen e karburantit në pikat e furnizimit.

Qeveria ka nxjerrë nëpër rrugë autobotët e ushtrisë për të ndihmuar në shpërndarje, ndërsa të dielën u njoftuar lëshimi i vizave emergjente për shoferë kamioni nga Evropa, për kalimin e krizës.

Burimet thonë se trazirat mund të zgjasin edhe një tjetër muaj, por ndërkohë në pika të furnizimit po bëhen të zakonshme skenat qesharake të përleshjeve e ofendimeve mes shoferëve.

Në disa nga pamjet me ekstreme të publikuara dje nga e përditshmja vendase Metro, shoferët shiheshin që mbushnin me karburant kova e shishe plastike.

FOTO GALERI
1/8
Shoferet e Cristiano Ronaldos kane pritur dje shtatë orë në radhë për të mbushur me benzinë Bentley-n 220,000 paundësh

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA