U vra në krye të detyrës/ Familjarë, miq e kolegë përcjellin mes lotësh “Dëshmorin e Atdheut” Saimir Hoxha

29/09/2021 14:14

Shefi i Hetimit të Krimeve në Policinë e Lezhë u vra një ditë më parë teksa ishte në krye të detyrës.

Saimir Hoxha me dy kolegë të tij, po inspektonin zonën e Kune Vainit për të identifikuar parcelat me hashash, për të cilat kishin informacione më parë. Puna e policisë shqetësoi 21-vjeçarin Aldi Rma dhe dy shokëve të tij. Aldi jo vetëm që nuk pranoi t’i përgjigjet efektivëve për kontroll, por qëlloi Saimir Hoxhës, i cili ndërroi jetë rrugës për spital.

Hoxha u shpall sot “Dëshmor i Atdheut”. Në Pallatin e Kongreseve po mbahen homazhe në nder të nënkomisarit. Familjarë, miq, të afërm, zyrtarë të lartë e qytetarë të thjeshtë i janë bashkuar ceremonisë përkujtimore.

Hoxha la pas dy fëmijë, të cilët do të marrin trajtim deri në moshën 18 vjeç, nëse vazhdojnë shkollën e lartë deri në 25 vjeç dhe do të marrin 170% të pagës së nënkomisarit.

FOTO GALERI
2/45

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA