Rritja e çmimit të bukës, kompanitë nuk gjobiten/ Braçe: Jam i shokuar, banalitet në favor të privatëve

29/09/2021 18:13

Në mbledhjen e Komisionit të Konkurrencës u vendos me shumicë votash që të mos gjobiteshin kompanitë që operojnë në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit. Menjëherë pas këtij vendimi socialisti Erion Braçe ka reaguar duke thënë se është i shokuar.

“Zgjedhja e tre anetareve te Komisionit te Konkurrences per te ndaluar aplikimin e ligjit qe legjitimon gjoben, eshte shqetesuese!SHUME SHQETESUESE! E dini pse?Sepse legjitimon sjelljen e ketyre kater ndermarrjeve, nga hetimi jo konkurruese, e me dem mbi cmimet e miellit, miellit per buke dhe vete CIMIN E BUKES, ne RRITJE e me kosto mbi shtresen me te varfer ne vend”, shkruan Braçe ndër të tjera.

Pak ditë më parë, ky institucion realizoi një seancë dëgjimore me kompanitë importuese të miellit dhe grupit dhe disa ministri për të parë nëse ishin realizuar detyrat e vendosura nga autoriteti një vit më parë. Pas analizës, rezultoi se asnjë nga institucionet shtetërore por edhe kompanitë private nuk kishin përmbushur asnjë detyrë, por megjithatë u vendos mos gjobitja e tyre.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/09/29/shtrenjtimi-i-bukes-shpetojne-kompanite-ne-mbledhjen-e-komisionit-te-konkurrences-u-vendos-te-mos-gjobiteshin/

Postimi i Braçes

I SHOKUAR NGA VENDIMI I KOMISIONIT TE KONKURRENCES LIDHUR ME SJELLJEN E KATER KOMPANIVE QE ZOTEROJNE TREGUN E GRURIT, MIELLIT PER BUKE ETJ.

BEHET FJALE PER MIELLIN PER #BUKE,
BUKEN VETE!

BEHET FJALE PER USHQIMIN E SHTRESES ME TE VARFER TE SHOQERISE!

BEHET FJALE PER ABUZIMIN E KATER NDERMARRJEVE NE TREG!

Dua te spjegoj pak;

Nje vit e pak me pare, Komisioni i Konkurrences, pas nje hetimi te gjate e te thelluar, ka identifikuar sjellje te koordinuar te kater ndermarrjeve ne treg dhe percaktim te cmime per grurin, miellin, perfshire miellin per buke;

Ka lene rekomandime me VENDIM per to dhe ka lajmeruar MONITORIM nje vjecar te ketyre kater ndermarrjeve me nje qellim:
ZBATIMIN E REKOMANDIMEVE!

Ne fund te ketij monitorimi, sekretariati i Komisionit te Konkurrences ka evidentuar MOSZBATIM te rekomandimeve!

Ne kete pike, ka vetem nje veprim, automatik e te pakundershtueshem:
GJOBE NDAJ NDERMARRJEVE NEN HETIM, VENDIM DHE REKOMANDIM!

Jo si qellim ne vetevete, por per te detyruar rikthimin e konkurrences ne kete treg!

Asgje tjeter!

Zgjedhja e tre anetareve te Komisionit te Konkurrences per te ndaluar aplikimin e ligjit qe legjitimon gjoben, eshte shqetesuese!

SHUME SHQETESUESE!

E dini pse?
Sepse legjitimon sjelljen e ketyre kater ndermarrjeve, nga hetimi jo konkurruese, e me dem mbi cmimet e miellit, miellit per buke dhe vete CIMIN E BUKES, ne RRITJE e me kosto mbi shtresen me te varfer ne vend!

Kaq!
Cdo gje tjeter eshte nje banalitet qe zhben INTERESIN PUBLIK, E MUND NE FAVOR TE FITIMEVE TE NJE, DY, TRE, KATER PRIVATEVE!

Top Channel