Pamje nga parcelat e hashashit që asgjësoi Saimir Hoxha dhe dy kolegët/ Pas pak minutash ndodhi krimi i rëndë

29/09/2021 14:55

Oficeri i Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha, i cili u vra nga i riu Aldi Rama, ditën e djeshme, gjatë një aksioni anti-drogë po përcillet për në banesën e fundit. Ndërkohë ka ndërruar jetë edhe 21-vjeçari, i cili u gjet i vetplagosur nga policia, pas disa orë kërkimesh. Ceremonia mortore e Aldit ende nuk është njoftuar se ku do të mbahet dhe në cilën orë.

Ditën e djeshme, oficeri Saimir Hoxha shoqërohej nga dy kolegë të tjerë kur i ngritën postbllok makinës ku udhëtonte Aldi Rama me dy shokët e tij, Armando Marku, 26 vjeç dhe Kristian Sheri, 27 vjeç, banues në Lezhë.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka mundur të sigurojë edhe fotot e parcelave me hashash që oficeri Saimir Hoxha, bashkë me dy kolegët e tij mundën të asgjësonin pak para se të ndodhte ngjarja e rëndë.

Mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, gazetarja Hoxha zbuloi dinamikën e ngjarjes.

Anila Hoxha: Sipas burimeve dje i është përcjell komisariatit të Lezhës informacion për një parcelë droge dhe prandaj shkuan aty. Saimiri dhe dy të tjerë, ishin pa uniformë me jelekun që lexon policia, asgjësuan kanabis dhe në rrugën e kthimit, sipas dëshmive të dy oficerëve, mjeti i tyre ndeshet me një tjetër ku ishin 3 persona.

Armando Marku dhe Kristian Sheri, nuk njoftuan autoritet që shoku mbante armë pa leje, policia i bën shenje të ndalojnë.

Mjeti vërehet 500 m larg. Shefi i Krimeve, Leonard Palushi ndalon drejtuesin, Armando Marku. Ai zbret që t’i japë dokumentet, ndërsa pasagjeri i tretë nuk zbret, Saimir drejtohet drejt pasagjerit dhe i kërkon të zbresë sepse do kontrollohet.

Aldi Rama i tha vetëm një fjali të vetme: Unë nuk jam për kontroll. Ai pastaj nxjerr armën dhe e qëllon për vdekje. Shokët thonë se s’ishin për një cigare kanabis dhe nuk e dinim thonë që shoku kishte armë.

Më tej gazetarja Hoxha tha se Aldi ka qenë i arrestuar në moshën 17 vjeçare për shpërndarje droge.

Anila Hoxha: Ajo që dihet, është se Aldi ishte arrestuar më parë për shpërndarje droge, që 17 vjeç është kapur me këto gjëra. Duhet të ishte në arrest shtëpiak në fakt, edhe sot. Ka disa pikëpyetje, nga shërbimi i kontrollit të brendshëm. Për shembull, përse duhet të shkonin vetëm 3 oficerë policie. Patjetër duhet të ishin të veshur me uniformë policie. Ata kanë qenë me jelek të zi identifikues. Duhej patjetër të kishte oficerë policie me uniformë të dallueshme që janë për aksione antikanabis. Duhet të kishte një numër më të lartë oficerësh.

FOTO GALERI
12/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA