Sot jepet masa e sigurisë për të arrestuarit e call center/ TCH zbardh dosjen, si u mashtruan austriakët përmes reklamave nga personazhe të famshëm, 30 mln euro transferta
Një grua 46 vjeçare me profesion mësuese ka humbur jetën në Spitalin e Pogradecit.
Ajo është dërguar nga familjarët në urgjencë rreth orës 19 pasi nuk është ndjerë mirë. Por më vonë gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë.
Burime nga spitali thonë se dyshohet se të ndjerës i ka rënë infarkt, por familjarët kanë akuzuar mjekët dhe infermierët e urgjencës për mjekim të gabuar.
Trupi i 46 vjeçares Anila Bazelli, është transferuar në morgun e qytetit por autopsia do të kryhet nga ekspertë nga Tirana, nisur edhe nga pretendimet e familjarëve.
Ka qenë prokuroria ajo e cila ka kërkuar ekspertizën nga kryeqyteti për të zbardhur rrethanat e vërteta të vdekjes së mësueses. Mësohet se ajo nuk vuante nga ndonjë sëmundje e rëndë. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet rreth rastit.
Top Channel