Tregtarët e qilimave e antikave në Kabul ‘në hall’ pas largimit të të huajve (fotot)

27/09/2021 20:22

Tregtarë të qilimave, antikave e suvenirëve në rrugën e famshme turistike ‘Të Pulave’ në Kabul, thonë se biznesi është shteruar që prej largimit të shumicës së të huajve.

Dikur vendi ishte një nga pazaret më të zhurmshme me punonjës ndërkombëtare apo turistë të guximshëm, që kërkonin qilimat tradicionalë, poçet apo punimet e metalta artizanale.

Tashmë ato kanë mbetur të shkreta që prej ardhjes së talibanëve në pushtet.

“Puna ka rënë shumë pasi nuk ka më të huaj këtu në Kabul”, thotë qilima-shitësi Abdul Vahab për rrjetin AFP.

“Kjo ka prekur shitjet e qilimave, bizhuterive dhe punimeve objekteve tribale e tradicionale në Afganistan.”

Vahab shton se më parë në dyqanin e tij vinin vetëm të huaj si stafi i OJQ-ve dhe diplomatët, të cilët u larguan të gjithë në fund të gushtit.

Qilimat ornamentale afgane mund të arrijnë çmime në disa qindra dollarë, prandaj ato mund të përballoheshin vetëm nga të huajt e të pasurit e vendit.

FOTO GALERI
9/11
Qilimat e dekoruar mund të arrijnë çmime në disa qindra dollarë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA