E diela e 26 shtatorit nuk do të harrohet në klubin shumësportësh te Tiranës. Skuadra bardheblu brenda një dite ka mundur të fitojë 3 trofe në Basketboll për meshkuj dhe Volejboll për femra e meshkuj.
Në basketboll për meshkuj Tirana triumfoi ndaj rivalëve historikë të Partizanit teksa i mundi me rezultatin 88-64. Një ndeshje e dominuar totalisht nga skuadra e Tiranës, gjë që e tregoi edhe diferenca prej 24 pikësh në rezultatin përfundimtar. Lojtari më i mirë i sfidës për skuadrën bardheblu u shpall Agolli me 24 pikë personale dhe 14 topa në tabelë. Ky është trofeu i parë për këtë sezon për skuadrën e Tiranës në basketboll për meshkuj, me bardheblutë që do të kërkojnë të shpallen edhe kampionë të vendit
Në volejbollin e meshkujve, Tirana fitoi Kupën e Federatës teksa mposhti në finale Vllazninë me rezultatin e pastër 3-0. Ishte një sfidë të cilën volejbollistët e skuadrës kryeqytetase nuk e vunë asnjëherë në dyshim dhe e shkatërroi totalisht në rezultat skuadrën shkodrane. 25-12 ishte rezultati i setit të parë të fituar nga Tirana që zgjati 23 minuta. Në të dytin, Vllaznia bëri pak më mirë, por diferencat gjithsesi ishin shumë të mëdha teksa e fitoi këtë fraksion 25-16. akoma më i thellë ishte rezultati në setin e tretë me Tiranën që e fitoi 25-10 dhe krejt ndeshjen 3-0 duke ngritur trofeun e kupës
Në finalen e Kiupës së Federatës në volejboll për femra ndaj Partizanit, Tirana e pati shumë më të vështirë të triumfonte teksa iu deshën 5 sete për të arritur këtë sukses. Tirana e nisi mjaft mirë sfidën teksa fitoi dy setet e parë të ndeshjes, Partizani reagoi dhe arriti të fitojë setin e tretë 25-20 dhe më pas edhe të katërtin 25-17 për të cuar këtë përballje në set final. Në këtë fraksion Tirana u shfaq në nivelet e seteve të parë duke e fituar atë 15-8 dhe krejt ndeshjen 3-2 për të ngritur edhe trofeun e Kupës së Federatës.
Top Channel