Një shfaqje e pazakontë por e shkëlqyeshme e krijuar në vitet 1930-të si propagandë kundër Freemason-ëve
Në qytetin spanjoll të Salamanca, brenda një muzeumi për Luftën Civile Spanjolle mund të gjeni dhe një pjesë të çuditshme kushtuar Masonerisë, madje me një lozhë thuajse të vërtetë masonerie dhe një koleksion impresionues objektesh tematike.
Shfaqja duket e çuditshme dhe jashtë konteksti për dikë që e shikon për herë të parë, pa njohur kontekstin e saj interesant.
Megjithë pamjet dhe dispozitat e saj moderne muzeumi është krijuar në fakt në vitin 1938 nga Marcelino de Ulibarri, një anëtar i qeverisë se diktatorit spanjoll Francisco Franco për të ‘trembur’ publikun nga rreziqet e masonerisë.
Gjatë viteve të diktaturës së Franco-s masoneria dhe shfaqja e simboleve të saj ishin të ndaluara prandaj autoritetet sekuestronin objektet me qëllim t’i ekspozonin.
Muzeumi në fjalë u krijuar bazuar në lozhën e vërtetë masonike në Gijón të Spanjës.
Në ekspozitën tempull do të gjeni libra, medalje, bizhuteri, dokumente, veshje ceremoniale, të cilat rikrijojnë Dhomën Masonike të Reflektimit, që përdorej nga anëtarët e rinj te kabales ekskluzive. Detajet më shokuese janë kafkat apo maskat e zeza, me qëllim të shokonin publikun e viteve 1930-të, edhe pse sot dikush mund të thotë se duken si kostume të zakonshme Halloween-i.
Çuditërisht muzeumi nuk u hap asnjëherë gjatë kohës së luftës. Vendi u hap vetëm në vitin 1993 për publikun, si pjesë e ekzibicioneve historike në zonën Barrio Antiguo në Salamanca, i vendosur në një ndërtesë të shekullit të 17-të në Kolegjin e Saint Ambrose.
Hyrja në muzeum është falas. Shumica e dhomave janë të mbrojtura me xhama por fotot janë të lejuara./atlasobscura.com/
Top Channel