Vepra e Vangjush Mio në ‘Artkand’, prezantohen pikturat në ekranin e Top Channel

25/09/2021 18:31

Vangjush Mio “Vjeshtë”, Vaj në kanavacë, viti 1936, përmasa 47×59 cm, çmimi 12 000 euro, ishte pjesë e programit ‘Artkand’, që transmetohet çdo të shtunë, në orën 11, në ekranin e Top Channel.

Vepra e cila është pronë e familjes është marrë pas një kohe të gjatë negociatash me familjen.

Në këtë tablo shohim një nga rrugët e fushës së Korçës, ashtu sikurse piktori pikturonte gjithmonë në natyrë.

Vangjush Mio ishte piktori i parë impresionist në Shqipëri. Ai njihet më së shumti për peizazhet dhe konsiderohet is peizazhisti më i përkryer shqiptar shqiptar i shekullit XX. Temat e tij të parapëlqyera i merrte nga Korça, Pogradeci dhe rrethinat, por ai përjetësoi në punimet e tij edhe qytete të tjera si Tirana, Elbasani, Himara, Berati dhe Gjirokastra. Përveç peizazheve, Mio ishte brilant edhe në pikturimin e portreteve. Ai ishte njëkohësisht edhe skenograf i teatrit të qytetit të Korçës.

Kjo vepër do të qëndrojë në ankand të paktën për një javë.

Gjithashtu në program u prezantua edhe Gazmend Muka nëpërmjet këtij Kompozimi në vaj me çmimin 1500€. Si dhe Shkëlqim Kokonozi me Portret vajze, po me çmimin 1500 euro.

Top Channel