Përdormi i helmeve bujqësore në sasi të madh, apo spërkatja e perimeve me pesticide të ndaluara ka sjell rënie të eksporteve.

Rastet kur rezultat e analizave laboratorike tregojnë prezencë të lartë helmeve në perime këtë sezon sipas eksportuesit Ejup Ahmati janë shtuar. Sipas tij frutat dhe perimet e fermerëve abuzues që luftojnë sëmundjet e bimës më ilace të rrezikshme po prishin imazhin e bujqësisë në Europë.

EJUP AHMETI, EKSPORTUES: ” Nuk është një situatë e mirë, pasi është një situata e palakmueshme për produktet MADE IN ALBANIA duke krijuar një imazh shumë të keq në tregjet ndërkombëtare. Numri eksporteve 3 muajt e fundit është rënie. Jemi në gjendje alarmante. Në krahasim me vitin e shkuar sa prodhimi bujqësore ke prodhuar? Tre mujorshi i fundit është një rënie prej 2000 tonë, përkthyer në trajle janë mbi 100. ”

Shitja e pesticide kontrabandë në farmacitë bujqësore dhe blerja e tyre nga fermerët është si diçka e zakonshme në vendin tonë. Janë vendet e BE ato që më pas nxjerrin në dritë abuzimin e fermerëve. Po në cilat prodhime bujqësore rezulton shkelja më e madhe?

EJUP AHMETI, EKSPORTUES: ” Më shume tek perimet pasi ky prodhim bujqësorë sëmundjet i ka më të shpeshta sidomos në këtë sezon. Prodhimi më problematik është domatja dhe speci . Le të themi të gjitha prodhimet për momentin janë në problem. ”

Shtrëngimi i masave ligjore në Kodin Penal i bërë dy vite më parë për “Sigurinë Ushqimore” nuk ka sjellë asnjë ndërgjegjësim, dhe ndryshim në prodhimet bujqësore të vendit tonë.

Top Channel