Kryetari PD Lulzim Basha i kërkoi grupit parlamentar të bëhen zëri i problemeve të qytetarëve, e në veçanti atyre me karakter ekonomik.
“Zbrisni në zonat tuaja dhe bëni publike shqetësimet e tyre. Rritja e çmimeve është skandaloze në kushtet e një varfërie që ka përfshirë shumicën dërrmuese të qytetarëve” është shprehur kryetari i PD.
Për Lulzim Bashën zgjedhjet e 25 Prillit nuk janë një kapitull i mbyllur dhe për këtë adresoi një kërkesë specifike.
“Merrni informacion pranë prokurorive në rrethe për ecurinë e hetimeve për masakrën zgjedhore të 25 prillit” ka kërkuar Basha , duke theksuar se “duhet bërë transparencë e procesit hetimor që po zvarritet me urdhra politik dhe ndjekur në çdo hallkë të gjyqësorit dhe jo vetëm.
Krahas reformës territoriale kryetari i PD kërkoi angazhimin e grupit parlamentar edhe në reformën zgjedhore.
Kryetari i PD citohet të ketë deklaruar se opozita duhet të bëjë gati mekanizmat që të adresojmë problemet e abuzimit me zgjedhjet dhe shitblerjen e votës, në funksion të reformës së re zgjedhore. Po ashtu la porosi për nisjen e konsultimeve me qytetarët për reformën territoriale e më pas hartuar draftin ligjor.
Në mbledhjen e grupit parlamentar PD vendosi mos ta njohe vendimin e Konferencës se Kryetareve per mbledhje online te komisioneve.
Sipas PD, vendimi bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit dhe synon t’i shmanget përballjes me opozite duke mohuar transparencën për qytetaret. Deputetet e opozitës vendosën te jene prezent fizikisht ne mbledhjet e komisioneve.
Nuk kanë munguar debatet mes Flamur Nokës dhe Lulzim Bashës. Zoti Noka i ka kërkuar Bashës të zbresë në terren e të bisedojë me bazën. ‘Nuk kam ndërmend ti hedh benzinë zjarrit’, është përgjigjur Basha.
Top Channel