Evi Kokalari krah Berishës: Kam ardhur nga Amerika për ju. PD duhet riformuar, duke nisur nga kryetari

25/09/2021 19:12

Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari u bashkua pasditen e sotme në foltoren e Sali Berishës në Vlorë.

Ajo tha se ka ardhur nga Amerika vetëm për Berishën , dhe tha se PD është marrë peng nga PS, prandaj duhet riformatuar partia, duke nisur nga kryetari aktual.

Evi Kokalari: Unë kam ardhur në Shqipëri vetëm për ju, jam amerikane por jam rritur këtu. Më vjen keq që pas 30 vitesh PD dhe Shqipëria është në pikën që është marrë peng nga PS dhe s’kemi opozitë në vend.

Jam dakord që Basha duhet të jetë ish kryetari i PD, nëse do shkonte diku në një qytet, nuk do mblidhte më shumë se 5 veta, kurse Berisha ka përkrahje. Kjo është e vetmja gjë që do shpëtojë PD, Berisha ka një detyrë, ta ktheje PD ku ka qenë dhe ta rindërtojë me parime amerikane.
Kjo është arsyeja pse jam këtu, të fus pikëpamjet e partisë republikane amerikane në atë të Shqipërisë.

PD duhet riformuar. Mënyra për ta ndryshuar këtë, e vetmja gjë që duhet bere është që secili nga ju që ka të drejtë vote, është të firmosni formularët që të thirret kuvendi, duhen 1400 firma por jam e bindur që do kemi më shumë, ndihmën e shqiptarëve të Amerikës do e keni, dhe sapo te kemi kryetarin e ri të PD do fillojë puna.

Top Channel