74-vjeçarja sulmohet nga aligatori në shtëpi në Florida; për fat kishte një lopatë (fotot)

25/09/2021 17:46

Me shumë gjasa një lopatë ka shpëtuar një grua 74-vjeçare që u gjet para një aligatori masiv në kopshtin e shtëpisë së saj në Florida, SHBA.

Kreu vendor i zjarrfikësve Nolan Sapp tha se viktima e paemëruar ishte duke u kujdesur për bimësinë jashtë shtëpisë së saj, kur një aligator më shumë se 2 metra i gjatë e kapi me dhëmbë nga këmba dhe e tërhoqi drejt një kanali ujor aty pranë.

Fqinji i gruas David Webb tha për rrjetin vendas NBC2 se kishte dëgjuar ulërimat dhe doli jashtë, ku pa se gruaja e moshuar po luftonte në ujë me aligatorin e tmerrshëm.

Ai tha se gruaja kishte shpëtuar pasi e goditi aligatorin me lopatë “20 deri në 30 herë, derisa sa ai e lëshoi”. Webb kujtonte më pas se i soli gruas një peshqit për të ndaluar gjakderdhjen.

E moshuara ishte dërguar më pas në spital por gjendja e saj nuk njihet.

Autoritetet thanë se aligatori sulmues ishte kapur po atë natë nga profesionistët e botës së egër të Florida.

Aligatorët amerikanë mund të arrijnë deri në 5 metra gjatësi e të peshojnë deri në 400 kg.

FOTO GALERI
1/3
Një lopatë ka shpëtuar një grua 74-vjeçare që u gjet para një aligatori masiv në kopshtin e shtëpisë së saj në Florida, SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA