Një 65-vjeçar u plagos sot në orët e para të mëngjesit jashtë shtëpisë së tij në fshatin Ngurrëz e Vogël në Lushnjë.

Faik Veliu u plagos nga vëllai i tij Sami Veliu. Top Channel ka mësuar se autori u kap teksa ishte i fshehur në një plantacion me shegë bashkë me armën e zjarrit tip kallashnikov. Dyshohet se Sami Veliu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Banorët shprehen se në dijeninë  e tyre, vëllezërit Veliu nuk kishin probleme me njëri-tjetrin.

Tërë si fis janë të mirë. Nuk di të ketë probleme pronash”, thotë një banor.

Habitemi, çfarë është kjo kështu”?

Nuk di gjë, i kam kushërinj. Nuk kishin asnjë problem. Nuk i dimë problemet e brendshme”.

Sipas policisë, Faiku ka dalë nga shtëpia në mëngjes herët, rreth orës 05:00 dhe ka shkuar te bagëtitë, kur u godit me armë zjarri.

Më pas, Samiu është larguar nga vendngjarja. Pas disa orëve kërkime nga policia ai u identifikua jashtë një shtëpie të braktisur në fshat dhe u arrestua.

Ndaj tij, rëndon akuza e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

FOTO GALERI
5/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA