Shembet kampi i refugjatëve/ Greqia shkatërron strukturën famëkeqe që mbipopullohej

23/09/2021 12:30

Mesditën e së mërkurës buldozerët kanë filluar prishjen e një prej kampeve më të populluara të Greqisë, pranë qytetit Vathi të Samos , i cili krahasohej për kushtet e jetesës me kampin famëkeq të ishullit të Lesvos i quajtur edhe si “Ferri Europës”.

Kampi i vjetër u ndërtua fillimisht për të strehuar rreth 600 vete në kulmin e krizës së refugjatëve në 2015,por shume shpejt u be më i mbipopulluari i Greqisë, me rreth 7000 persona.

Autoritetet greke filluan ta shkatërrojnë atë ,ndërsa 400 emigrantët dhe azilkërkuesit e parë kanë filluar këto tre ditë të transferohen në një strukturë të re në ishullin e Egjeut lindor.

Ato theksojnë se  kampi i ri, i quajtur “struktura moderne, e mbyllur dhe e kontrolluar për pritjen dhe akomodimin e azilkërkuesve në Samos dhe e ndërtuar për të strehuar 3000 vetë , ka kushte dhe objekte shumë më të mira sesa kampi i vjetër.

Por grupet e të drejtave te njeriut kanë ngritur shqetësime për mënyren e kontrollit të kampit, duke  e përshkruar atë si një burg modern dhe jo si  njëë qendër pritjeje për refugjatët.

Hyrja në objektin e financuar nga BE me 43 milionë euro, mbikëqyret rreptësisht me kamera  dhe lejohet nga ora 8 e mëngjesit deri  në 8 pasdite vetëm nëpërmjet kartave elektronike te pajisura me shenjat e gishtërinjve të azilkërkuesve.

Gjithashtu objekti i ri është ndërtuar relativisht larg ,por autoritetet kane vendosur një autobus 4 herë në ditë  që shkon e vjen ne qytet. Ishujt grekë të Egjeut lindor qe shtrihen  pranë bregdetit turk ,midis tyre edhe Samos, kanë qenë një nga rrugët e preferuara drejt BE për banoret qe largoheshin nga varfëria dhe konfliktet e armatosura ne Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë.

Sipas ministrit të Emigracionit për disa muaj struktura të reja të mbyllura dhe të ontrolluara për refugjatët do të ndërtohen në ishujt Kos, Leros, Hios dhe Lesvos duke çuar edhe mesazhin se tashmë Greqia ka kontrollin e plotë të ruajtjes së ishujve të saj nga trafikantët e qenieve njerëzore që operojnë nga brigjet turke.

Top Channel