Ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanovic dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe vizituan sot një pjesë të forcave të ushtrisë serbe, të cilat janë në fazën e parë të gatishmërisë.

Vizita u parapri nga një takim me komandantët e disa njësive të Ushtrisë Serbe.

Kujtojmë se në jug të Serbisë, për të katërtën ditë me radhë ka tension në kalimet drejt Kosovës dhe Metohisë, Jarinjes dhe Bërnjakut, pas vendimit të marrë nga autoritet, për ndalimin e targave serbe në Kosovë.

Policia e Kosovës nuk po lejon që veturat me targa të Serbisë të hyjnë në territorin e Kosovës.

Të dy kalimet janë të bllokuara, me njësitë speciale ROSU në njërën anë dhe serbët në anën tjetër. Helikopterët e KFOR janë gjithashtu në gatishmëri.

Kujtojmë gjithashtu se, qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA