Policia federale gjermane i dhuron Shqipërisë 14 automjete dhe 3 sete Smartdec

22/09/2021 14:26

Policia federale gjermane i dhuroi policisë shqiptare 14 automjete dhe 3 sete Smartdec.

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Peter Zingraf i dorëzoi sot donacionin drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Ambasadori Zingraf është shprehur “Lufta kundër krimit të organizuar është një ndër pikat më të forta të bashkëpunimit mes vendeve tona. Dhurimi i këtyre pajisjeve për Policinë Kufitare të shtetit shqiptar, gjithashtu dhe për Policinë Kriminale është një shenjë e fortë bashkëpunimi për të luftuar mbi të gjitha migracionin e paligjshëm, por dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Këto automjete që po dhurohen do të ndihmojnë më tej për të përballuar sfidat që ka Policia Kufitare dhe gjithashtu për të përforcuar akoma më tej flotën e automjeteve të Policisë së Shtetit”.

Veliu theksoi se: “Mbështetja e vazhdueshme e Policisë Federale gjermane, për Policinë e Shtetit ka rritur efikasitetin dhe rezultatet e punës së Policisë Kriminale dhe asaj Kufitare. Donacioni do shërbejë në rritjen e performancës në drejtim të kontrollit të kufijve, parandalimit dhe goditjes së krimeve ndërkufitare”.

Më tej, Veliu kujton se për periudhën 2017-2021 janë bërë donacione të ndryshme që e kalojnë vlerën e 350 milionë lekëve të reja, të destinuara në:

-Dhurimin e 102 automjeteve, nga të cilat 21 mjete për strukturat e Drejtorisë Qendrore Hetimore dhe 81 automjete për strukturat e Policisë Kufitare;

-Kompletimin e strukturave të Drejtorisë Hetimore Qendrore dhe strukturave të Policisë Kufitare, me pajisje për kryerjen e operacioneve speciale dhe kontrollin e kufirit;

-Pajisje për Njësinë e Antieksplozivit,

-Njësinë e Snajperëve

-Njësinë e Vëzhgimit dhe për Repartin Special “RENEA”;

-Dhurimin e një mini-laboratori modern, Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, për ekzaminimin e dokumenteve të udhëtimit.

-Trajnime të ndryshme me tematikë taktike dhe operacionale si: zgjidhje situatash pengmarrje, ndjekjen/survejimin e alternuar dhe arrestimin në zona rurale dhe interurbane të personave në kërkim etj.

-Policia Federale gjermane është një ndër kontribuuesit më të mëdhenj në Operacionin Western Balkanas 2019-2020, të FRONTEX në vendin tonë;

Aktualisht, ekspertë gjermanë, të atashuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit po bashkëpunojnë me ekspertet e Policisë shqiptare dhe janë në fazën e fillimit të trajnimit të forcave speciale.

FOTO GALERI
10/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA