Karriera 23-vjeçare si prokuror i Erjon Celaju pre në mes nga vettingu për shkak të një shtëpie që ja kishte dhuruar vjehrri dhe ai nuk mundi ta provojë si pasuri të justifikuar.

Drejtësia vazhdon nën ethet e vettingut deri tani 420 kanë kaluar në sitat e trefishte, prej të cilave shumica janë shkarkuar dhe janë dorëhequr nga drejtësia.

Gjatë ditës, gjyqtari i Apelit të Durrësit, Izet Dushaj ju lut komisionerëve të vettingut që ta besonin mbi të ardhurat me të cilat ai bleu një apartament në Tiranë me vlerën e 60 mijë eurove.

Por KPK ja dyshime megjithëse Dushaj tregoi se veç rrogës të afërmit i kishin depozituar dhurata në paund. Megjithatë nga pyetjet e shumta u kuptua se komisionerët ishin më tepër të paqartë mbi përdorimin e një automjeti që gjyqtari ja kishte marrë një qytetari dikur nën gjykim prej tij për rivendosje në afat mbi akuzën e vrasjes.

Por fakti që i kishin kontrolluar vetëm kriterin e pasurive vë në pikëpyetje vazhdimësinë e Dushajt në sistem.
Shumë nga ata që janë shkarkuar bëhet me dije se po trajtohen me psikologë.

I fundit që doli para vettingut ishte prokurori i Sarandës, Lorenc Merkuri ndaj të cilit komisionerët patën pyetje mbi të ardhurat. Ndërsa kryeprokurori i Krujës, Petrit Cano u konfirmuar në detyrë.

Top Channel