Shkenca e thotë zyrtarisht: Indianët e Amerikës dhe siberianët janë kushërinj (fotot)

21/09/2021 21:29

Pas më shumë se gjysmë shekulli spekulimesh, një grup ndërkombëtar studiuesish gjenetikë kanë arritur të provojnë se popullsitë azteke, inkase dhje irokuoi, kanë të lidhura gjenetikisht me popujt Altai që jetojnë në rajonin siberian që kufizohet më Kinën e Mongolinë.

Shkencëtarët kishin dyshuar prje kohësh se indianët aborigjenë të Amerikës kishin lidhje gjenetike me popujt Altai. Rreth një shekull më parë u hodh teza se popujt Altai kishin emigruar nga Siberia drejt Alaskës dhe rajonit Çukotka, deri poshtë në Tierra del Fuego në majën e Amerikës Jugore.

Prej atëherë studiuesit tentonin ta provonin këtë dhe në fund të vitit 2015 studiuesi rus Oleg Balanovsky, konfirmoi gjenetikën e pohimit. Madje Dr. Balanovsky provoi se ka lidhje gjenetike mes indianëve amerikane dhe popullatave indigjene të Australisë.

In 2013, dy nga revistat kryesore shkencore Nature e Science, publikuan genomin e plotë të indianëve të Amerikës dhe kushërinjve të tyre siberianë. Të dhënat më pas u krahasuan me popullata të rajoneve të tjera të botës.

Në studimin e parë u analizuan 48 popuj nga Brazili. Në studimin e dytë u analizuan 31 genome nga popujt e SHBA dhe të Siberisë. Të dyja ato konfirmuan se pararendësit e indianëve amerikanë ishin larguar nga Siberia rreth 20,000-30,000 vjet më parë.

Shkencëtarët e dinë tashmë sesi njerëzit udhëtuan drejt Amerikave nga Altai. “Në vend të kalimit nga ngushtica ujore veriore Bering, rreth 30,000 vjet më parë këtu ka pasur një urë tokësore pasi në epokën e akullt niveli i oqeaneve ishte shumë më i ulët,” shpjegon Dr. Balanovsky.

Por ai shton se nuk është e qartë nëse emigracioni nga Australia e Melanesia drejt Amerikave është bërë nëpërmjet oqeanit apo me anë të ecjes në ishujt e lashtë Aleutian. Studimet mbi çështjen vazhdojnë. /RussiaBeyond/

FOTO GALERI
3/3
Shkencëtarët e dinë tashmë sesi njerëzit udhëtuan drejt Amerikave nga Altai

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA