Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, insistoi se vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë për targat e makinave, është në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja vendet në Bruksel.

Gërvalla i tha homologut të saj slloven, se tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë.

Kryediplomatja kosovare e zhvilloi këtë diskutim me zyrtarin slloven në kundër të vizitës së saj në Nju Jork, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti serb Aleksandar Vucic u shpreh më herët se autoritetet në Prishtinë po demonstronin forcë dhe se ata kishin interpretuar sipas dëshirës së tyre Marrëveshjen e Brukselit kur njoftuan për zbatimin e reciprocitetit për targat e automjeteve. Vuçic e përshkroi situatën në Kosovë si “një nga ditët më të vështira për popullin serb në Kosovë”.

Pas BE-së, dhe SHBA i kërkoi të dy vendeve të ulin tensionet e të përmbahen nga veprime të mëtejshme të njëanshme. Çështja e targave ishte e rregulluar në Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë për serbët e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA